Këngëtarja Elvana Gjata, ditëve të fundit është vënë në qendër të kritikave nëpër rrjetet sociale, pasi dyshohet të ketë qenë “molla e sherrit” mes dy grupeve të rinjsh në ish-Bllok, përplasje nga e cila një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën.
E kryqëzuar në rrjetet sociale, Elvana Gjata është marrë në mbrojtje nga kolegia e saj nga Kosova, Fjolla Morina, e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet: “Ju nuk mund ta ndalni dritën e këtij ylli”.
Në postimin e saj, Fjolla dëgjon këngën e Elvana Gjatës, dhe atë e ndan me ndjekësit e saj.
360grade.al
Etiketa: elvana gjata, Fjolla Morina, këngëtarja