Kryesore

Judah: Merkel ndaloi ndarjen e Kosovës, por ja problemi më i madh





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:05 - 14/05/19 |
mapo.al

Kur bie fjala tek rajoni ynë, gazetari dhe analisti Tim Judah është një zë me shumë rëndësi. Britaniku i ‘The Economist’ foli në një intervistë për televizionin N1, duke kundërshtuar zërat që thonë se Samiti i Berlinit ishte një dështim.


“Njerëzit thonë se ka qenë dështim, por mendoj se diçka është arritur në Samitin e Berlinit. Ajo që u arrit është se Merkel e ndaloi idenë e ndryshimit të kufijve. Zoti Vuçiç dukej në humor të keq dhe e manifestoi këtë në Tiranë kur tha se dështoi ideja e tij. ‘Berlini’ nuk ishte një dështim siç thuhet. Por është diçka e mirë kur ka një lidership të fortë nga jashtë për Ballkanin”.


Judah tha se kryediplomatja e BE, ‘Federica Mogherini u dha dritën jeshile Thaçit dhe Vuçiçit që të diskutojnë për ndryshimin e kufijve’.


“Nuk do të thotë se ideja e shkëmbimit të kufinjve nuk do kthehet, pasi ka dekada që vjen e shkon, por në Berlin, kancelarja Merkel e stopoi këtë ide”.


Judah tha se ideja e ndarjes së Kosovës është e rrezikshme.

“Ka një diskutim mes njerëzve që njoh, ata janë të ndarë, thonë se nëse serbët dhe shqiptarët bien dakord për të ndryshuar kufinjtë, kush jemi ne që t’i ndalim. Mendoj se janë gabim”.

“Interesi amerikan për rajonin ka rënë, jo domosdoshmërisht për mirë. Ndryshimi i kufijve, ishte John Bolton që dha dritën jeshile për Vuçiç dhe Thaçin, dhe Mogherini e pasoi,” tha Judah.

Duke folur për ndikimin e vendeve si Rusia apo Turqia në rajon, Judah tha se politikanët e përdorin këtë tezë për interesa të brendshme politike, duke theksuar se ndikimi i përfolur mund të mos jetë aq i madh.

“Politikanët janë ekspertë për të ditur se si të përdorin kartën e influencave të huaja kundër të tjerëve”.

Duke folur për zgjedhjet europiane, Judah tha: “Nuk pres ndonjë gjë të mirë nga Komisioni Europian i ri që do dalë nga zgjedhjet. Nuk pres gjëra të mira”.

Sipas analistit, problemi më i madh i rajonit nuk është tek konfliktet ndëretnike.

“Mendoj se shqetësimi duhet të fokusohet tek problemet e mëdha me të cilat do përballeni në një të ardhme. Njerëzit nuk po mendojnë për zgjidhjet e problemeve të tilla si emigracioni, demografia, depopullimi, numri i ulët i lindjeve.

Kur të zgjidhen problemet në Tiranë, ose mes Serbisë dhe Kosovës, nuk do kenë ngelur më njerëz në vend. Ky është problem i madh për 10, 20 apo 30 vitet e ardhshme”.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas