ShowBizz

Juliana Pashës dhe Venera Lumanit u vidhet “Instagram”-i





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:43 - 02/09/19 |
mapo.al

Është konstatuar se rrjetet sociale nuk janë të sigurta, ndonëse përdoren masivisht nga njerëz të njohur e të panjohur. Rasti i këngëtareve Juliana Pasha dhe Venera Lumani, na konfirmon edhe njëherë rrezikun që i kanoset privatësisë në ditët e sotme.


Juliana është detyruar të hapë një llogari të re në “Instagram”dhe në të nuk ka ngurruar t’i kërkojë rrjetit social një zgjidhje.


“Meqenëse account-i im është vjedhur, u detyrova të hap një account të ri deri në momentin që do të rimarr accountin tim personal. Bëni kujdes nga mesazhet që ju vijnë në tel nga Instagrami, pasi janë nga hackers. Shpresoj që Instagrami të gjejë një zgjidhje pë rata që marrin adresat tona personale. Nëse nuk mund ta përdor më emrin dhe fytyrën time, atëherë kush jam unë?”-ka shkruar Juliana.


Ndonëse Venera Lumanit i ka ndodhur e njëjta gjë, nuk ka ende një reagim nga ana e saj. Llogaria personale e këngëtares në “Instagram” duket se është pastruar nga fotot, përfshirë këtu edhe atë të profilit.


Personi që e ka vjedhur, ka postuar në “Insta Story”-n e këngëtares një shprehje në turqisht ku shkruan: “Njerëzit duhet të fshehin mangësitë e tyre për të qenë të dashuruar. Por askush nuk mund të mos dashurohet me dobësitë, momentet apo gabimet.”  Eshtë postuar gjithashtu edhe faqja e parë e një profili, që mendohet të jetë në zotërim të hacker-it.

<
>
auto_-640-0-5d6d0158595f41567425863 auto_-640-0-5d6d02444e1ee1567425904


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas