Pak ditë më parë Policia e Tiranës arrestoi një grua 48-vjeç, pasi hiqej si juriste e institucioneve shtetërore dhe mashtronte qytetarët. Gazeta Mapo mëson se bëhet fjalë për Miranda Fortuzin. Ajo prezantohej sikur ishte juriste e Kuvendit. Bashkë me një 24-vjeçar tjetër, Miranda Fortuzi, po mashtronte një biznesmen duke i garantuar se do ti merrte lejen për mësimdhënie nga Komuniteti Musliman i Shqipërisë.
Në përgjimet e Policisë Miranda Fortuzi shprehej se: Me 10 mijë euro ta marr unë lejen, të ndihmoj edhe në Bashki. Policia e arrestoi 48-vjeçaren, në momentin që biznesmeni do ti jepte 10 mijë euro. Për të çuar deri në fund mashtrimin, Miranda Fortuzi kishte marrë disa dokumenta të falsifikuara, sikur aplikimi për leje në KMSH ishte mbyllur dhe pritej vetëm dalja e letrave.
Në 2016-të, Miranda Fortuzi ishte arrestuar nga Policia për të njëjtën akuzë, mashtrimit. Në atë kohë ajo hiqej sikur ishte juriste e Kryeministrisë. 3 vite më parë, Miranda Fortuzi i kërkoi 50 mijë euro një të moshuari, për ti zgjidhur problemin e pronësisë tek Agjencia e Trajtimit të Pronave, por edhe në atë rast u zbulua kur do merrte lekët.
Gjithashtu pak vite më parë Miranda Fortuzi ishte kthyer në “tmerrin” e qytetarëve që u premtonte se do i punësonte në shtet, por i mashtronte. Në 2012-në, ajo i ka marrë 5 milionë lek të vjetra një qytetari nga Lushnja, me premtimin se motra e tij do punësohej mësuese në Lushnje. Për të paguar shumën Florian.T nga Lushnja, ka marrë një kredi bujqësore prej 5 milionë lek të vjetra dhe ia ka dhënë Miranda Fortuzit. Kjo e fundit pasi mori lekët, e mashtronte vazhdimisht të riun, si dhe nuk ja ktheu lekët.
Ndërkohë po në vitet 2011-2013, Miranda Fortuzi i ka marrë 4 mijë euro një të njohuri në lagjen ku banonte, me premtimin se do ta punësonte si mjek dhe që kishte lidhje te Ministria e Shëndetësisë. Pavarsisht se ishte një mashtruese, me vendim të Gjykatës së Apelit në 2016-në, Miranda Fortuzit i është pezulluar dënimi me burg dhe i është konvertuar në shërbim prove.
Gazeta Mapo ka siguruar vendimin e Gjykatës së Apelit në 2016-në. Lexo të plotë:
1456398338-miranda fortuzi docx