Aktualitet

Juristi i PD: Ja 10 pyetjet për të cilat KAS nuk ka përgjigje














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:19 - 15/05/21 |
mapo.al

Ditën e sotme, KAS hodhi poshtë kërkesën e PD-së për të marrë prova shtesë sa i takon zgjedhjeve për qarkun e Beratit. Lidhur me këtë fakt ka reaguar juristi i demokratëve, Marash Logu.






Ky i fundit përmes një postimi në “Facebook” ka renditur 10 pyetje publike drejtuar KAS


Postimi i juristit të PD:





10 PYETJE PUBLIKE PËR KOMISIONIN E ANKIMEVE DHE SANKSIONEVE (KAS)



1. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme për 180 kallëzimet penale të PD-së?



2. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova Agjencisë Shtetërore të Kadastrës mbi numrin e legalizimeve të dhëna gjatë periudhës
zgjedhore?

3. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova administratës publike, bashkive dhe kompanive shtetërore mbi numrin e të punësuarve gjatë periudhës zgjedhore?

4. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova Ministrisë së Financave për 63 milionë euro paga më shumë gjatë periudhës zgjedhore se një vit më parë?

5. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe 61 bashkive për 2.6 milionë euro më shumë ndihmë ekonomike gjatë periudhës zgjedhore se një vit më parë?

6. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova bashkive socialiste për 125 milionë euro të dhëna gjatë periudhës zgjedhore ose 89 herë më shumë se 15 muajt e fundit?

7. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova Agjencisë së Prokurimeve Publike për numrin e tenderave, koncensioneve dhe PPP-ve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore?

8. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova SHISH për numrin e rasteve të referuara agjencive ligjzbatuese, lidhur me krimet zgjedhore?

9. Pse KAS refuzon t’i kërkojë prova Drejtorisë së përgjithshme të Gjendjes Civile për numrin e qytetarëve që transferuan adresat e tyre në vitin parazgjedhor?

10. Lista mund të vazhdojë, por #kryepyetja mbetet: PSE KAS REFUZON TË BËJË TRANSPARENCË TË PLOTË PËR SHQIPTARËT MBI MASAKRËN ZGJEDHORE TË 25 PRILLIT?!

9


Etiketa: , , ,

Pas