Lorenzo Insigne ka motivuar ekipin e Napolit para duelit direkt me Juventusin në Serie A. Ai ka thënë se për ta fituar “Scudetton”, duhet të dalin fitues nga “Allianz Stadium.”
“I jemi afruar Juventusit në tabelë por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Shpresoj që napoli ta fitojë ‘Scudetton’ ”, deklaroi Insigne.
“Ndeshja më e vështirë do të jetë të dielën, të cilën duhet ta fitojmë. Është mënyra e vetme për të shpresuar në Scudetto”, theksoi ai.