Ajo që është përfolur prej muajsh sipas “Gazzeta Dello Sport” është konkretizuar së fundmi. E përditshmja italiane shkruan se Juventus dhe Emre Can kanë arritur marrëveshjen e përbashkët për 5 vitet e ardhshme.
Ndërkohë mediat angleze kanë raportuar lajmin, por kanë ngritur dyshime për vërtetësinë. ‘SPORTBible’ shkruan se ky mund të jetë një lajm për të prishur atmosferën te Liverpool që të mërkurën do të luajnë kundër Roma-s gjysmëfinalen e dytë të “Champions League”.