fbpx

Aktualitet

Juventus e United ideojnë shkëmbimin e bujshëm





               Publikuar në : 18:10 - 19/11/19 |
mapo.al

Paul Pogba mund të jetë goditja e madhe në merkaton e Juventusit. Bardhezinjtë kërkojnë të jenë konkurues në UEFA Champions League dhe profili i francezit shihet si i duhuri për të përforcuar mesfushën.


Por, interesi i bardhezinjve ka hasur në kundërshtimin e Manchester United. “Djajtë e kuq” e konsiderojnë Pogba si një lider dhe shifrat për kartonin e tij i kalojnë 120 milionë euro.



Gjithsesi, për të “zbutur” sado pak këtë shifër, Juventus është gati të jap në shkëmbim dy futbollistë. Bëhet fjalë për Mario Mandzukic dhe Emre Can, që konfirmohen edhe njëherë jashtë planeve të Maurizio Sarrit.


Shkëmbimi shihet që të jetë i bujshëm, ndërsa pritet të zbulohet merkato në të cilën do të ndodh, me atë të janarit që është fare pranë.


Etiketa: , , , , , ,

Pas