Juventus nuk heq dorë nga kreu i Seria A. Bardhezinjtë iu falën një goli të Cristiano Ronaldo në minutën e 5 shtesë, për të kaluar 2-1 Genoan e mbetur me 9 futbollistë. Kjo fitore i ngjit kampionët në fuqi të Seria A në kuotën e 26 pikëve, një më shumë se Interi ndjekës.
Në takimet tjera, Roma fitoi 4-0 ndaj Udinese. Me të njëjtat shifra fitoi edhe Lazio kundër Torinos.
Fiorentina triumfoi në transfertë 2-1 ndaj Sassuolo. Fitore edhe për Cagliarin që kaloi 3-2 Bolognan. Në barazim 1-1 u mbyll takimi mes Sampdorias dhe Lecce.
Etiketa: Fiorentina, Juventus, Lazio, Roma