Daglas Kosta, mesfushori bardhezi, që doli i dëmtuar në ndeshjen e të mërkurës ndaj “Valencias” do të duhet të rrijë 3-4 javë larg fushave.
Në përfundim të analizave mjekësore, jakat e bardha të “Juventusit” kanë arritur në përfundimin se Kosta ka një dëmtim që do ta mbajë larg fushave 3-4 javë, edhe pse riaftësimi i tij do të mbahet nën monitorim. Shpresa është që lojtarit të jetë gati për super-sfidën ndaj “Mançester Junajtid”.
Sipas mediave italiane, anësori brazilian i sulmit të “Juventusit” i cili pasi u skualifikua me 4 ndeshje nga gjykatësi sportiv në Itali për gjestin e shëmtuar ndaj Di Franceskos, është tejet i pafat, pasi tashmë duhet të humb dhe ndeshjen e dytë të ligës së kampionëve, ndaj “Yang Bojs” të Zvicrës. Veç Daglas Kostas, “Juventus” duhet të bëjë llogaritë dhe me mungesën një mujore të Kediras.