Aktualitet

Juventus nuk ia del në Napoli, feston Gattuso





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 00:34 - 27/01/20 |
mapo.al

Një Juventus i shëmtuar del me shumë meritë i mundur 2-1 nga San Paolo kundër Napoli. Bardhezinjtë ruajnë vendin e parë gjithësesi, por performanca e skuadrës së Maurizio Sarri, në rikthimin e parë si armik në Napoli, ishte për tu harruar. Gattuso merr frymë, me suksesin e dytë radhazi pas asaj në Kupë me Lazio, këtë herë edhe me lojë bindëse, përballë kampionëve të Italisë.


Pas një pjese të parë shumë të ekuilibruar e pa asnjë rast për shënim, në pjesën e dytë dëmtohet Pjanic dhe loja ndryshon. Bardhezinjtë nuk kanë vizion në mesin e fushës, ndërsa Napoli është i shpejtë në dalje dhe luftarak në dyluftime, duke krijuar gjithnjë problem me presing në zotërimin e topit nga kundërshtari. Ndeshja u ndez vetëm në të 63’, kur Szczesny nuk është perfekt në grushtimin e goditjes së Insigne, duke lejuar që Zielinski të shënojë golin e avantazhit për Napolin.



Asnjë reagim nga Juve, dukshëm në vështirësi. Aktivizimet e Douglas Costa e Bernardeschi nuk japin dritë, kështu dyfishon Insigne, me një gol spektakolar në gjysëm-kthesë. Vetëm në minutën e 90’ Cristiano Ronaldo, deri në atë moment në hije, shënon duke i dhënë vetes një rekord të ri me gol radhazi, por pa mundur të ndryshojë fatet e ndeshjes. Shumë vonë për të shpresuar që dicka të ndodhë e për Sarrin vjen humbja e dytë në kampionat.



Etiketa: , ,

Pas