Kryesore

Juventus shpallet kampion i Italisë, festë në “Allianz Stadium”







               Publikuar në : 20:24 - 20/04/19 |
mapo.al

Juventus ka përmbysur gjithçka ndaj Fiorentina-s duke u shpallur kampion i Italisë për të tetën herë radhazi.


Të besuarit e Allegri-t kanë fituar 2-1 dhe festa në Allianz Stadium ka filluar tashmë.

Pas disfatës së rëndë në Champions League ku bardhezinjtë u eliminuan nga Ajax në çerekfinale, ata do ta përdorin këtë moment për të harruar zhgënjimin në arenën ndërkombëtare.

Ishte Milenkovic i miqve ai që shënoi golin e avantazhit në minutat e para të takimit. Pak më vonë Chiesa me pak fat mund të kishte dyfishuar, por tentativa e tij ndalet nga shtylla.

Ishte Alex Sandro ai që barazoi rezultatin në minutën e 37’ me kokë përpara se Chiesa të godiste edhe njëherë tjetër shtyllën.

Pas pushimit ishte autogoli i Pazzella-s ai që i dha fitoren Zonjës së Vjetër. Një arritje e pakrahasueshme e Juventus me titullin e 8-të radhazi.



CLOSE
CLOSE
Pas