Kryesore

Juventus thellon e qetë diferencën në krye të Seria A




               Publikuar në : 20:04 - 10/02/19 |
mapo.al

Juventus thelloi edhe më shumë kryesimin e Seria A sonte, teksa mundi 3 me zero Sasuolën në fushën e kësaj të fundit. Pas kësaj jave, Zonja e Vjetër, gjendet 11 pikë para Napolit, ndjekësit më të afërt. Çështja e titullit ngjan praktikisht e mbyllur. Juventusi e nisi sonte avantazhin me Khedirën, shënoi i zakonshmi Ronaldo dhe golin e tretë e realizoi Emre Can.


Lufta e madhe në Seria bëhet për zonën Chapmpion, ku tre skuadra kanë kuota të barabarta, Roma, Atalanta dhe Lazio, me nga 38 pikë, ndërsa Milani, dy më pak./Gazeta Mapo/


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas