Sport

Juventus zyrtarizon edhe Cristian Romero, çfarë shifrash të kripura






               Publikuar në : 20:32 - 12/07/19 |
mapo.al

Juventus ka zyrtarizuar nënshkrimin me Cristian Romero, i cili u ble nga Genoa për 26 milionë euro, edhe pse është 21 vjeç dhe ka vetëm një sezon që luan në Serie A.


Mbrojtësi argjentinas firmosi kontratë deri më 30 qershor të vitit 2024 dhe do të kthehet sërish tek Genoa, të luajë edhe një sezon në formë huazimi, ndërsa Juve do të ia paguajë kartonin përgjatë tri viteve, ndërsa 5.3 milionë euro të tjera do të jenë në formën e bonuseve.

Argjentinasi luajti në 27 ndeshje tek Genoa sezonin e kaluar në kampionatin italian, duke u bërë mbrojtësi më i ri që luan mbi 25 ndeshje në Serie A./TS/


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas