Diego Maradona Junior, djali i ish-futbollistit argjentinas, ishte i ftuar në emisionin “Tiki Taka”.
Ai u pyet nëse ndonjë ditë do të donte të stërviste Juventusin.
“Në të ardhmen do të doja të bëhesha trajner. Nëse do të më ofronin stolin e Juves? Më mirë i vdekur!”.
Më pas Maradona sqaron. “Ishte thjesht një shaka, duke u kuptuar që ka dhjetë mijë skuadra dhe nuk e shoh pse duhet të trajnojë bardhezinjtë.
Atëherë nuk mendoj se Agnelli do të më merrte …”– nxitoi të specifikojë deklaratën, që i bezdisi disa nga të ftuarit e pranishëm në studio. Maradona Junior, një tifoz i thekur i Napolit, dha mendimin e tij për Gattuso: “Gjatë sezonit kishte disa probleme me klubin, por unë mendoj se Gattuso meriton konfirmimin. Shpresoj se mund të qëndrojë edhe në të ardhmen”.
Mbi vdekjen e babait të tij, Diego Armando Maradona, ai përsëriti: “Mbetemi të bindur, duam të dimë të gjithë të vërtetën, sigurisht që nuk ishte rastësi. Ne jemi të lumtur me mbështetjen që kaq shumë njerëz po na japin si familje, që po e bëjmë këtë luftë bashkë për të vërtetën”.