Juventusi ka kaluar në epërsi kundër Atletico Madridit në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, e cila po zhvillohet momentalisht në Torino. Cristiano Ronaldo shënoi një supergol me kokë në minutën e 26-të, duke e kthyer Juven në lojë.
Juventusit i duhej vetëm një gol për ta barazuar rezultatin nga humbja në ndeshjen e parë 2:0 në Madrid, dhe këtë mision e përfundoi vetë Ronaldo në minutën e 49 duke shënuar në portën e Atleticos.