Juventusi ka vendosur çmimin për të lënë të lirë Milos Krasic. Klubi bardhezi dëshiron të paktën 15 milion euro për të hequr dorë nga futbollisti serb, i cili mbërriti në Torino në vitin 2010. Marota i ka drejtuar sytë nga kampionati gjerman, pasi idea e drejtorit gjeneral është ajo e hyrjes në tratativa me Borusia Dortmund, për të afruar një lojtar që ai e ka shumë përzemër: Mario Gëce. Futbollisti, nisur nga gjykimi i shumë specialistëve, është një prej lojtarëve më të kërkuar në Europë dhe mënyra më e mirë për të mbërritur te Gëce është që Krasiç të shkojë të klubi gjerman.