ShowBizz

Ka abuzuar edhe me 13-vjeçare, reperi i njohur rrezikon 30 vite burg














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:33 - 31/05/19 |
ro ot

R.Kelly po përballet me 11 akuza shtesë për abuzim seksual me vajza të mitura të moshës 13-vjeçare. Mediat bëjnë me dije se nëse merren për bazë këto akuza, reperi i njohur mund të dënohet nga 6 deri në 30 vite burg.






Kelly u arrestua dhe akuzua në shkurt të këtij viti për 10 vepra penale që lidhen me abuzime seksuale ndaj katër femrave, tre prej të cilave ishin nën moshën 17-vjeçare në kohën e sulmit të supozuar.


Në fillim të këtij viti, një nga katër gratë paraqiti kundër Kelly-t një padi civile prej 50 mijë dollarësh. Ajo pretendon se e ka takuar reperin në maj të 1998-ës, kur ishte e mitur, teksa po ecte në rrugë në Çikago.







Gruaja ka deklaruar se Kelly e vuri re dhe ndaloi posaçërisht makinën, për të biseduar me të. Në të njëjtën ditë, një nga bashkëpunëtorët e Kelly-t u takua me vajzën dhe familjen e saj në një restorant dhe i dha numrin e telefonit të këngëtarit. Ajo pretendon gjithashtu se bashkëpunëtori i tha se Kelly donte që vajza të vinte në studion e tij dhe të ishte pjesë e një videoklipi që po bënte.




 



1


Etiketa: ,

Pas