SHKODËR – Policia njofton se ka finalizuar një tjetër goditje në fushën e shpërndërjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje falë bashkëpunimit me qyetarët.
Gjatë këtij aksioni është sekuestruar një armë zjarri dhe 15 doza lëndë narkotike Cannabis Sativa, ndërsa ka vënë në pranga një 18-vjeçar me inicialet G. B. Ka qenë qytetarët të cilët kanë njoftuar policinë se i riu kishte në makinë një armë zjarri. Sapo ka konstatuar uniformat blu, ai ka hedhur armën nga makina.
Njoftimi i policisë
Nga strukturat e D. V. P. Shkodër, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, pas informacionit të marrë nga qytetarët se një i ri , kishte një armë zjarri me vete si dhe dyshohet se shpërndan lëndë narkotike, falë ndërhyrjes profesionale dhe në kohë, u bë e mundur arrestimi në flagrancë ishtetasit G. B. 18 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”, Shkodër.
Gjatë kontrollit fizik policia i gjeti në një cantë dore 15 doza me lëndë narkotike të dyshuara cannabis sativa të ndara në qese farmaceutike një armë zjarri pushke 10-she, të cilët e hodhi në tokë porsa pa punonjësit e policisë.
Materialet do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga nenet 283 e 278 të Kodit Penal.