Aktualitet

Ka blerë klikimet? E kritikuan për këngën e re, reagon për herë të parë Melisa









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:47 - 23/02/21 |
mapo.al

Ish-konkurrentja e programit “Për’puthen”, Melisa Lleshi debutoi dy ditë më parë në muzikë, duke realizuar kështu ëndërrën që e kishte prej 7 vitesh.



Kënga po rezulton e suksesshme, pasi kënga arriti mbi 1 milion shikime në Youtube për vetëm 24 orë.


Nga ana tjetër, kanë qenë të shumta kritikat që i janë bërë kësaj kënge nga ndjekësit e Melisës, të cilët nëpërmjet komenteve në rrjetin e saj në Instagram, e akuzojnë atë për autotune.




“Ka aq shumë autotune saqë zëri i Melisës është ndryshuar në 80%”, shkroi njëri prej komentuesve.



Të tjerë gjejnë rastin t’i shoqërojnë me nota humori kritikat e tyre, megjithatë ka një numër të madh fansash të cilët e pëlqejnë dhe e urojnë Melisën për projektin e saj muzikor.


Duke marrë shkas nga kritikat e shumta, Melisa i është përgjigjur të gjitha akuzave për Auto-Tune në këngën e saj “U kry” me anë të një videoje duke kënduar live.

Lexo edhe :  Nga romanca e përfolur me Andin te lidhja Tea-Beart, flet Melisa

Gjithashtu ajo ka ironizuar edhe komentet që ka blerë klikimet, duke treguar “impressions” që ka marrë në Instagram.

 

107


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas