Aktualitet

“Ka kreativitet dhe inteligjencë” – Trajneri i Legias thur elozhe për Muçin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:27 - 26/02/21 |
mapo.al

Czeslaw Michniewicz, trajner i Legia Varshavës, ka thurur sërish elozhe për sulmuesin Ernest Muçi, që i ka kushtuar polakëve 500 mijë euro. Para pak ditësh ai e cilësoi lojtarin e Shqipërisë U21 si Messin e tyre dhe tani tregon edhe cilat janë cilësitë që e kanë bindur atë për ta quajtur Muçin ashtu.






“Ky lojtar mund të luajë si një 10-sh, por edhe si sulmues, 9-sh, duke zbritur në vijën e dytë. Mbiemri i Ernestit është Muçi, por ne e thërrasim me përkëdheli ‘Messi’. Kjo për shkak se ka shumë tipare që të kujtojnë yjet e klasit botëror – e përdor lirshëm topin, ka kreativitet dhe inteligjencë në fushë.


Duhet të kujtoni se kishte vetëm një seancë stërvitore, ndaj do të ketë kohë për një vlerësim më të saktë të tij. Uroj që të gjithë lojtarët e rinj të zhvillohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe të tregojnë potencialin e tyre. Kuptohet që çdo transferim ka rreziqet e veta. Një lojtar përshtatet më shpejt, një tjetër kërkon kohë më tepër dhe një tjetër nuk mund ta gjejë veten.







Kështu ndodh në të gjithë botën. Ne do të krijojmë kushte të mira që këta lojtarë të zhvillohen, por ata duhet të luftojnë për vendin e tyre në skuadër. Ndonjëherë rrethanat i ndihmojnë lojtarët, siç ishte rasti i Shabanov, i cili hyri në ndeshjen e tij të parë dhe luajti 45 minuta. Sidoqoftë, në secilin rast, ne kemi të njëjtën moto: lufto, puno dhe bëhu më i mirë se të tjerët”, është shprehur Michniewicz.




1




Etiketa: , ,

Pas