Aktualitet

Ka mungesë vëmendjeje për letërsinë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:04 - 25/01/21 |
mapo.al

Intervistë me shkrimtarin Bashkim Hoxha






Bashkëbisedoi Mark Simoni


1.Ju jeni një njohës i mirë i medias së shkruar dhe asaj vizive. A mendoni se media jonë e pasqyron mirë dhe si duhet letërsinë, e ka në vemendje dhe i jep vendin e duhur në hapësirat e veta?







Unë mendoj që media nuk ka marrëdhënie fort të mirë me letërsinë. Informacionet përt letërsinë jepen rastësore, ose sipas kritereve jo letrare në shumicën e rasteve. Mungojnë debatet për letërsisnë. Këto debate janë të ralla edhe në shtuypin e shkruar. Kritika letrare jo gjithmonë nënvizon ngjarjet e rëndëishme letrare, sepse edhe ndjejkja e tyre bëhet jnë shumicën e rasteve nga miqësitë e ngushta, ose nga ato që servirin shtëpitë bituese me qëllim komerializmin. Ka një përpjekje për të regulluar këtë marrdhëie nëpërmjet botyimit të gazetave posavërisht për librin sic është exlibris dhe Nacional apo në disa suplemente letrare të gazetave të përditëshme, por botimet reflektojnë atë që ndodh në realitet letrare në vendin tonë. Unë mendoj se hapsira që i kushtohet librit dhe krijimtarisë letrare është e pamjaftueshme. Akoma më të pamjaftueshme e bën këtë hapsirë, uzurpimi i kësaj hapsire nga disa krijime të një niveli nën mestar; janë dia grafomanë që sapo hapet një supelement nxitojnë të cojnë aty krijimet e tyre dhe të zenë hapsirën që duhej t’i dedikohej një krijimtarie më të përzgjedhur si dhe diskutimit të temave të nxehta që shqetësojnë letërsinë.



Eshtë për t’u përshendetur rezistenca që bëhet duke vendosur kriteret artistike për të seleksionuar lumin e madh të fjalëve që shkruhen dhe botohen. Por mungesa e debatit e vështirëson këtë rezistencë Diskutohet pak, Kritika nuk funksionon në përmsat që të vendosi regull në kaosin e botimeve. Panorama e librit i përngjet më shumë klubit të lagjes ku ngrihet dolli për shokun e zyrës, komshiun apo patriotin e krahinës tënde dhe shumë rrallë kemi vështrime serioze mbi problemet e mëdha që ka sot letërsia në kërkim të identiteti kombëtar në shekullin XXI. Edhe evokimet nga e kaluara shoesh herë bëhen mbi kritere ideologjike jashtëletrare. Është gati si një festë kur sheh shkrime të Behar Gjokës, Primo Shllakut, Agron Tufës, shënime të Anila Xhekaliut, esetë tuaja e ndonjë tjetri. Në krijimin e kaosit letrar ndikojnë edhe cmimet letrare që shumë herë jepen pa lexuar vetëm nisur nga prania e e autorit në qarqet e mbyllura të Tiranës apo hijeshia e autores. Në cmimet e fundit letrare, nga një antar i jurisë mësova se disa krijime të rëndësishme të vitit mungonin edhe në listën filletare informative të botimeve, pa mbrritur as në fazën e  seleksionimit.



2.Ç’mendoni për prozën e gjatë të autorëve tanë në këtë periudhë. A e kanë përdorur sa dhe si duhet dhe a kanë ditur ta funksionojnë lirinë e të shkruarit në veprat e tyre?

Unë mendoj se proza e gjatë, por edhe poezia ka shënuar krijime me shumë vlerë. Në Panairin e fundit shtëpia botuese ONUFRI solli 22 tituj të rinj nga letërsia bashkëkohore shqipe dhe pothuajse të gjithë ishin krijime me shumë vlera, por për fat të keq, askush nuk e nënvizoi këtë fakt për të nxitur edhe më tej krijimtarinë cilësore. Përkundrazi vazhdon të përsëeritet sqëipma e ndonjë botuesi se “nuk kemi letërsi të mirë shqipe”, gjë që nuk është fare e vërtetë.

Zija Cela, Virion Graci, Agron Tufa, Rudolf Marku, Natasha Lako, Tom Kuka (Enkel Demi), Roland Gjoza, Luljeta Lleshanaku, Bashkim Shehu, Flogerta Krypi, Sami Milloshi, Balil Gjini, Romeo Collaku, dhe mjaft autorë të tjerë kanë sjellë krijime që kanë zënë vend që tani në raftet e bibliotekave edhe për kohët në vazhdim.

Liria e të shkruarit ka sjellë romane të mrekullueshme, por për fat të keq sic e thashë edhe më lart ne flasim apriori. Më ka ndodhur disa herë që gazetarët më bëjnë pyetjen e gabuar standarte: cilët autorë pëlqeni më shumë. Kjo pyetje reflekton një mëndësi gjykimi apriori të letërsisë. Përgjigja ime ka qenë: nuk kam autorë të preferuar. Kam vepra.

3.Ju jeni skenaristi i një filmi të pëlqyer nga publiku shqiptar. Cili mendoni se është raporti libër e letërsi me kinemanë, në filmat tanë?

Kohët e fundit kemi një lajm shumë të mirë për këtë raport: romani Bolero në shtëpinë e pleqve i shkrimtarit Fatos Kongoli, i kthyer në skenar fiolmi nga Linda Fejzo me regjisor Spartak Pecanin pati një përfaqëssim dinjitoz në festival të rëndësishme ndërkombëtare dhe u vlerësua në një prej tyre me cmimin e parë për skenarin më të mirë. Kinemaja gjithmonë është mbështetur tek letërsia, por edhe gjithmonë i ka ikur asaj. Janë dy zhanre të artit që operojnë me gjuhë të ndryshme, letërsia me fjalën, ndërsa kinemaja me iamzhin dhe veprimin. Por letërsia ofron dicka që jo të gjithë ata që zotërojnë gjuhën e kinemasë e kanë: temën, personazhin, dialogun.

Kanë qenë filma të suksesshëm ata që kanë ditur t’ua marrin këtë letërsisë: Koncert në Vitin 1935, Udha e shkronjave, Nëntori i Dytë, Nëntori i një kryeqyteti, Lulëkquet mbi mire e shumë të tjerë. Ka një prirje kohët e fundit që skenarët shkruhen nga vet regjisorët, që jo të gjithë kanë aftësinë për të krijuar ngjarjen personazhin dialogun dhe elemente të tjerë klertrarë që kërkon skenari, dhe prej kësaj krijimet e viteve të fundit i kemi pasurt të zbehtas, ka munguar aji lëng jetë që përcon tek ta mbështetja tek letërsdia, ose tek shkrimtari. Nuk e di pse ndodh kjo, por një nga arësyet është se jo të gjithë e njohin dhe kanë dëshirë të shfrytëojnë letërsinë, vecanërisht fondin tonë të traditës. Ne nuk kemi asnjë film mbështetur tek Kuteli, Koliqi, Migjeni. Më cudit mungesa e vëmëdjes tek ta, kur gjysmën e suksesit e ke të garantuar nga lënda që ata sjellin.

4.Jeni ndër romancierët prodhimtar. Pavarësisht se krijuesi është qenie në proçes, dhe veprat e tij nuk janë mbyllur, a mendoni se e keni shkruar librin më të rëndësishëm tuajin, atë librin që përdoret me termin “libri i jetës”. Nëse jo, atëherë si e mendoni të jetë ai libër?

Unë nuk mendoj se do të jem i plotë në një libër të vetëm. E kam shpërndarë veten në disa prej tyre. Tek Kronikat e Mjegullës janë 100 vjet histori dhe një përpjekje për të shprehur klëdvështrimin tim mbi trillin dhe të vërtetën, tek Heronjtë e Viagrës është anarkia e kritereve qëë ne kemi për të zgjedhur heronj, ku njeriu i paqes dhe i dashurisë është i parëndësishëm për fat të keq, tek Gruaja e Shiut janë raportet me rethanat që ne vet nuk i zgjedhim, tek romani më i fundit Duartrokitësit është raporti i njeriut të thjeshtë dhe trysnia që ushtron pqërmes varfërisë pushteti. Të gjithë bashkë me librat e tjerë ku tratohen tema të tjera, mund të krijojnë atë që ju e quani libri i jetës.

5.Çfarë ka në agregatin e planeve tuaja letrare, dhe që s’ka hyrë akoma në evlemendin e të bërit vepër?

Jam duke menduar dicka që ka të bëjë me një shtrirje edhe më të madhe në kohë dhe hapsirë e individit në raportet globale se sa 100 vjetët e Kronikës së mjegullës. Dicka është reflektuar tek Duartrokitësit, por akoma nuk është realizuar tërësisht kjo dëshirë për t’u shprehur.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas