Aktualitet

“Ka nëpërkëmbur historikisht presidentët” – Lubonja: Rama e ka çuar situatën politike në ekstrem








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:25 - 19/10/20 |
mapo.al

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”deklaroi se kryeministri Edi Rama e ka çuar situatën politike në ekstrem.


Lubonja theksoi se edhe presidenti Meta nuk është në rolin e tij, duke shtuar se kjo ndodh, për shkak se kreu i shtetit është në vetë-mbrojtje, madje edhe fizike.


“Jemi këtu për të folur edhe për presidentin, edhe për kryeministrin, edhe për institucionet tona. Të marrim Italinë, kur u zgjodh Materela president, pati sharje të mëdha.



Kur u bë president, ka respekt për institucionin pra. Edi Rama e ka çuar në ekstrem, nuk krahasohet as me Fatos Nanon. Nëse flasim për gjuhën, Rama e nisi me Nishanin, me nëpërkëmbje, duke përmendur edhe defektet fizike.


Kur Rama ishte me Metën ishte më i matur, kurse tani është në hovin e vet të madh. Padyshim që Meta ka një gjuhë jonormale me kryeministrin.


Kur ti bën një reformë në drejtësi që është e kapur nga një bandë, se kur Meta pati videon, kishte proces së paku, kurse tani nuk ka asnjë proces. Meta nuk është në rolin e presidentit, sepse është në vetëmbrojtje edhe fizike, sepse një e dy i thonë prit se do futet në burg. Kjo sepse Meta rrezikonka, kurse Rama nuk rrezikonka, vetëm Meta rrezikonka”, deklaroi Lubonja.


Etiketa: , ,

Pas