Aktualitet

‘Ka sfida të mëdha’/ Gjiknuri: Ndryshimet Kushtetuese mundësojnë hapjen e listave 100 %








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:35 - 24/07/20 |
mapo.al

Përfaqësuesi i maxhorancës, Damian Gjiknuri teksa përshëndeti nisëm e opozitës së bashkuar për të pranuar hapjen e listave, theksoi se kjo është një procedurë që ka sfida.


Pak pas mbarimit të mbledhjes së Këshillit Politik, Gjiknuri i bëri thirrje opozitës që të paraqesë një model perëndimor me listat e hapura, duke ruajtur këto koalicione.


“Një gjë është për t’u përshëndetur, që risitë kushtetuese që po diskutohen në Kuvend, janë gjetur me vend dhe nga opozita jashtëpalamentare. Në dokumentin e tyre politik të sjellë sot, ata mbështesin hapjen e listave të kandidatëve.



Amendimet kushtuese se pengojnë atë që kërkon opozita e bashkuar, e cila mundëson hapjen e listave dhe ia delegon kodit për ta rregulluar. PD dhe opozita, u kthye në tavolinën e negociatave, duke humbur kohë.


Kanë një muaj që diskutonin diçka që po e përshëndesin sot. Por ndryshimet i shkojnë Kodit. Ndryshimet Kushtetuese nuk pengojnë as koalicionet parazgjedhore dhe as hapjen e listave. Mundësohet hapja e listave dhe çështja e koalicionit, le të zgjedhin modelet aktuale perëndimore për hapjen e listave dhe koalicionet.


Kodi zgjedhor i ka mundësitë, dhe ne bashkë me opozitën, jemi të gatshëm që të detajojmë rregullat.

Hapja e listave ka sfida të mëdha administrative. Ndaj duhet kujdes në mënyrën se si formohen koalicionet. Hapja e listave është kërkesë e gjithëpranuar”, tha Gjiknuri.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas