“Ka plot vajza ekstravagante që e bëjnë për hobi djegien me cigare…”.
Eshtë kjo një nga deklaratat e avokatit të Rexhep Rrajes, që ka kërkuar sot lirimin e këtij të fundit nga burgu. Vetë Rraja nuk ishte i pranishëm në seancë
Rexhep Rraja, djali i deputetit te PS-se, Rrahman Rraja ka kërkuar sot lirimin në gjykatën e Apelit.
Por gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për arrest me burg.
Ai është në arrest me burg pas vendimit të gjykatës së Krujes, që e la pas hekurave, pas denoncimit të Xhisiela Malokut, e cila e akuzoi për dhunë, edhe pse ajo më pas u tërhoq nga akuzat, duke thënë se nuk është e vërtetë se është dhunuar dhe se gjithcka e kishte bërë për xhelozi.
Xhisiela e ka pritur vendimin para gjykatës. Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator.