Aktualitet

Kadare rrëfehet për 85-vjetorin: Përjetimet nga pandemia dhe politika aktuale














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:46 - 28/01/21 |
mapo.al

Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, feston sot 85-vjetorin e lindjes. Në këtë përvjetor të shënuar, Kadare ka rrëfyer diçka më shumë nga jeta e tij për gazetaren dhe njëherësh drejtoreshën e Qemdrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli. Kjo e fundit ka përmbledhur në një libër një rrëfim të gjatë të Kadaresë, duke nisur nga jeta e tij, përjetimet gjatë pandemisë dhe një vështrim mbi politikën.






“ExLibris” ka shkëputur disa pjesë nga intervista dhe i ka sjellë me rastin e ditëlindjes së shkrimtarit për gjithë publikun. Ndërkohë ditën e sotme pritet që Akademia e Shkencave të bëjë publik rikandidimin e shkrimtarit Ismail Kadare për çmimin “Nobel” në Letërsi.


Pjesë nga libri “Kadare, Dialog me Alda Bardhylin: Kohë për rrëfim”







Si i keni përjetuar këto kohë zhvillimet globale, pandeminë?



-I kam përjetuar natyrshëm. Nuk më kanë shkaktuar ndonjë shqetësim serioz, por kjo vjen sepse, për një shkrimtar, shqetësim serioz është gjithnjë ai që lidhet me krijimin. Këto travaja nuk kanë qenë asnjëherë penguese për procesin e krijimit. S’duhet harruar se,  pjesa më e madhe e asaj që shkruhet në botë, harrohet. Ky është një shërim i natyrshëm i herëpashershëm, që e ka përbrenda kjo sferë dhe që e prodhon sa herë asaj i duhet. Mund të duket e pakuptueshme, por ndoshta na lejohet ne shkrimtarëve që në bisedat tona të kemi disa herë një pakuptueshmëri të tillë.



Jeni admiruar shumë, por edhe kritikuar shumë, po kaq shumë keni qene temë diskutimesh mbi raportin tuaj me regjimin, ndoshta dhe për njohjen tuaj ndërkombëtare. Si u përgjigjesh shumë njerëzve që u pëlqejnë që të shohin portretin tuaj me shumë ngjyra?

-Është e kuptueshme për mua, kështu ka qenë gjithnjë për shkrimtarët, siç janë ndonjëherë gjërat tepër të kuptueshme që ngjajnë të pakapshme. Shkrimtari shpesh qëllon që lodhet nga e pavërteta e gjërave dhe kjo lodhje ndonjëherë e rrezikshme, kur ai mësohet me të dhe nis oqeani i madh i shpërfilljes, që është jashtëzakonisht i rrezikshëm.

Si e shihni politikën tani në Shqipëri?

-Nuk kam ndonjë vizion të veçantë për të

A e ndryshoi komunizmi pikëpamjen tuaj për botën?

-Nuk besoj.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas