Aktualitet

Kadare viziton Vlorën pas 20 vitesh dhe flet me lexuesit e rinj: Qyteti juaj…














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:08 - 11/04/21 |
mapo.al

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare i shoqëruar nga bashkëshortja Helena, këtë fundjavë ka preferuar t’a kaloi në qytetin e Vlorës, në një bisedë të ngrohtë me lexuesit e rinj të këtij qyteti.






Biseda u fokusua tek letërsia dhe botimi i librit të ri. “Kohë për rrëfim”,  të Alda Bardhylit.


Është më e lehtë të jesh i mbyllur, jo shumë i çiltër sepse e zotëron më mirë bisedën, por janë koncepte morale që kanë lidhje me historinë njerëzore që nuk jemi këtu për ti riparë. Vlora është një qytet që ka luajtur një rol të rëndësishëm në gjërat e mira”, ka thënë Kadare.







“Shoh një Vlorë më të bukur”, tha shkrimtari duke iu referuar ndryshimeve të ndodhura. “Vlora është qytet i dashur për letërsinë, që e kam dashur që në adoleshencë. Na ka mirëpritur gjithnjë me një cilësi hyjnore që vijon ta ketë edhe sot.

Lexo edhe :  Tërmet 3.8 ballë në Vlorë, banorët: U ndje i fortë


Më vjen mirë që shoh një Vlorë plot ndryshime”, tha Kadare. Shkrimtari iu përgjigj  pyetjeve të të rinjve plot humor.



Kadareja  në këtë libër flet për marrëdhënien e tij komplekse dhe të rrezikshme me diktatorin Enver  Hoxha.

Ai diskuton edhe mbi përpjekjet për t’u arratisur, si edhe shpresat e tij pas shembjes së regjimit komunist në vitin 1990.

Kadare ne këtë libër të rrëfej edhe  për dashurinë, letërsinë dhe historinë e shekullit XX.

“Kohë për rrëfim” vjen tre vjet pas botimit të librit “Kur sunduesit grinden”, dhe publikimi i tij u bë në 85 vjetorin e lindjes së  autorit , ditë kur për herë të 20 Akademia e Shkencave e shpalli kandidat zyrtar për çmimin Nobel.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas