Aktualitet

Kadastra e Vlorës nuk gjen qetësi, largohen nga detyra dy zv/drejtorë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:50 - 14/09/20 |
mapo.al

VLORË – Kadastra e Vlorës nuk po gjen sërish qetësi. Tashmë ndryshimet në këtë agjenci po ndodhin në rang zv. Drejtorësh.


Bëhet e ditur se dy zv/drejtorët Vjola Hima dhe Renato Banushi janë larguar nga detyra, dhe në vend të tyre janë emëruar Rinald Koburja ndërsa pritet edhe emërimi i Jonela Dervishajt.


Kujtojmë se që prej 13 korrikut të këtij viti Kadastra e Vlorës drejtohet nga Ani Binaj i cili u prezantua në këtë post nga drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame.


Kadastra e Vlorës pati një krizë të gjatë në drejtimin e saj, ku në 10 muaj u ndërruan 8 drejtorë.


Situatën me largimet, vetë Artan Lame e cilësoi si barsoletë, por u shpreh besimplotë se tashmë gjendja do të ndryshojë.


Etiketa: , , , ,

Pas