Aktualitet

Kadilli: Basha nuk i dëgjoi kritikat, jam i vendosur për një PD të pastër














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:32 - 16/05/21 |
mapo.al

Këshilli Kombëtar i PD miraton 13 qershorin për zgjedhjet për kryetar. Në përfundim të mbledhjes së Këshillit, Fatbardh Kadilli i cili është një zë kundër Lulzim Bashës është shprehur se në garën për kryetarin e ri të kësaj force politike do të jetë i vendosur t’i shkojë deri në fund






Kadilli ka theksuar në daljen për mediat se sado e pabarabartë të jetë tashmë gara brenda PD për kryesinë, ai do i qëndrojë deri në fund projektit të tij. Ndërkohë ka shtuar se Basha nuk ka reflektuar nga zërat kritik brenda partisë.


“Qoftë Kryesia, qoftë Këshilli diskutuan gjatë dhe më përgjegjësi. Zërat kritikë arritën të artikulojnë qartë dorëheqjen e kryetarit. Ata nuk u dëgjuan por u arrit të hapej gara. Sido të jetë gara dhe jashtë standardeve, jam i vendosur deri në fund ti qëndroj projektit për një PD të hapur dhe një PD fituese.







Tu japim shpresë të gjithë shqiptarëve. Do e kemi një PD me të madhe se kryetari. Një PD e shekullit 21 mund të ndryshojë Shqipërinë. Përballë krimit të kemi qytetarin.



Sot u flas të gjithë shqiptarëve dhe jam për qytetarin politik. Besim dhe do ja dalim. Demokracia është e vështirë dhe rrugë për një moment lirie. Është vetëm një brez larg. Jam i vendosur për t’i shkuar deri në fund përtëritjes së PD dhe të gjithë.” tha Kadilli.



LEXO EDHE: 

Këshilli Kombëtar miraton datën, zgjedhjet për kryetarin e PD më 13 qershor

1


Etiketa: ,

Pas