Aktualitet

Kadilli: Berisha të vazhdojë betejën nën emrin e vet, pa përfshirë PD














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:42 - 20/05/21 |
mapo.al

Anëtari i Kryesisë së PD-së, njëherësh kandidat për kryetar të kësaj force politike, Fatbardh Kadilli, komenton vendimin e DASH për të shpallur “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha.






Kadilli shkruan në “facebook” se ky vendim sjell shqetësim për të gjithë, teksa vjen në 30-vjetorin e vendosjes se marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara.


Sipas tij, sot Berisha i ka të gjitha mundësitë, synimet dhe etikën të mbrohet dhe ta sqarojë këtë çeshtje privatisht, ndërsa shton se “Kam bindjen se ai do e shmangë PD nga përfshirja në këtë çështje të së djeshmes duke e marrë nën emrin e vet betejën finale për emrin dhe historinë”.







Reagimi i Kadillit:



Lajmi i shpalljes së z. Berisha persona non grata nga Sekretari i Shtetit, ka provokuar shumë emocione, sidomos mes mbështetësve dhe atyre që kanë rrugëtuar në politikë krah tij.

Në 30 vjetorin e vendosjes se marrdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara, ky vendim sjell shqetësim për të gjithë. Kujtoj ende imazhet e drejtuesve demokratë Berisha dhe Pashko, si të ftuar specialë të këtij momenti historik.

Sot, në një situate krejtësisht të përmbysur, Berisha i ka të gjitha mundësitë, synimet dhe etikën të mbrohet dhe ta sqarojë këtë çeshtje privatisht.

Kam bindjen se ai do e shmangë PD nga përfshirja në këtë çështje të së djeshmes duke e marrë nën emrin e vet betejën finale për emrin dhe historinë.

Partia Demokratike, si partia e atyre që formuluan idetë politike dhe u frymëzuan nga zëri dhe ethosi amerikan, do të jetë dhe duhet të jetë e qartë në qëndrimin ndaj vlerave të lirisë dhe demokracisë, dhe nuk do t’i kompromentojë në asnjë rast marrdhëniet me partnerin strategjik dhe mikun më të madh të Shqipërisë.

 

1


Etiketa: , , , ,

Pas