Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka publikuar në Facebook një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të nënës së Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, Aneta Rama.
Veseli përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se dashuria për nënën është e pafundme
Statusi i plotë
Ngushëllimet më të thella Kryeminstrit Edi Rama për humbjen e nënës së tij të çmuar, Anetës. Dashuria për nënën është e pafundme, prandaj lutem që ta gjej forcën për ta përballuar një humbje kaq të rëndë e të pazëvendësueshme. Në këtë kohë pikëllimi, lutjet janë për të dhe familjen e tij.