Aktualitet

Kajmaku/Basha: Rama të përgjigjet për faktet e publikuara sot nga PD














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:58 - 26/08/19 |
ro ot

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook duke thënë se kryeministri Edi Rama duhet të përgjigjet për faktet konkrete të publikuara nga Partia Demokratike për Agim Kajmakun, si i arrestuar dhe i dënuar më parë në Greqi.






“Edi Rama mori 6 orë për t’u thënë shqiptarëve se kandidati i tij i Vorës Agim Kajmaku ka qenë emigrant dhe ka ndryshuar emrin. Asnjë fjalë për krimin që Agim Kajmaku ka bërë në Greqi si emigrant me emrin Jorgo Toto, për të cilin është arrestuar në vitin 2003 dhe është akoma në kërkim.”


Agim Kajmaku nuk mund të bëjë dot viktimën!







Ai duhet të përballet me drejtësinë shqiptare dhe greke për fakte konkrete, të bëra publike nga Partia Demokratike dhe për të cilat nuk ka thënë asnjë fjalë.



Faktet janë këto:



  1. Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto është arrestuar në Greqi në vitin 2003 për një krim që dënohet deri në 10 vjet burg.
  2. Agim Kajmaku e ka fshehur arrestimin në Formularin e Dekriminalizimit.
  3. Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, sot e kësaj dite, është me masë arresti me burg në fuqi në Greqi.
  4. Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto, me proces penal të hapur në Greqi, është në kërkim nga drejtesia greke.
  5. Agim Kajmaku ndalohet nga ligji i dekriminalizimit të jetë kandidat për kryetar bashkie. Për fshehjen e krimit ligji parashikon humbjen e menjëhershme të mandatit dhe burg deri në 4 vjet.

Reagimi i plotë i kreut të PD Lulzim Basha

“Rama mori 6 ore per te thene se Agim Kajmaku ishte emigrant”. Reagimi i Bashes: Duhet te pergjigjet per faktet konkrete te publikuara sot nga PD

Edi Rama mori 6 orë për t’u thënë shqiptarëve se kandidati i tij i Vorës Agim Kajmaku ka qenë emigrant dhe ka ndryshuar emrin. Asnjë fjalë për krimin që Agim Kajmaku ka bërë në Greqi si emigrant me emrin Jorgo Toto, për të cilin është arrestuar në vitin 2003 dhe është akoma në kërkim.

Lexo edhe :  Rama në mënyrë cinike luan kartën gjinore në kabinetin me shumicën gra

Agim Kajmaku i Edi Ramës i ka problemet me ligjin jo pse ka qenë emigrant, as pse ka ndryshuar emrin. Të tillë ka pothuajse çdo familje shqiptare. Agim Kajmaku është arrestuar dhe është në kërkim nga drejtësia greke, sepse ka përdorur para të fallsfikuara.

Agim Kajmaku nuk mund të bëjë dot viktimën!

Ai duhet të përballet me drejtësinë shqiptare dhe greke për fakte konkrete, të bëra publike nga Partia Demokratike dhe për të cilat nuk ka thënë asnjë fjalë.

Faktet janë këto:

1. Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto është arrestuar në Greqi në vitin 2003 për një krim që dënohet deri në 10 vjet burg.
2. Agim Kajmaku e ka fshehur arrestimin në Formularin e Dekriminalizimit.
3. Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, sot e kësaj dite, është me masë arresti me burg në fuqi në Greqi.
4. Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto, me proces penal të hapur në Greqi, është në kërkim nga drejtesia greke.
5. Agim Kajmaku ndalohet nga ligji i dekriminalizimit të jetë kandidat për kryetar bashkie. Për fshehjen e krimit ligji parashikon humbjen e menjëhershme të mandatit dhe burg deri në 4 vjet.

Përpara se të dalë nga Bashkia e Vorës me pranga në duar, Agim Kajmaku duhet t’i japë përgjigje një pyetjeje shumë të thjeshtë:

· A është ai personi i arrestuar në flagrancë në janar 2003 me emrin Jorgo Toto?

Historia me limonë të shtrydhur, është vetëtallje e sajuar keq nga Edi Rama, i cili me histori të tilla, ka dështuar me limonët e shtrydhur dhe të hedhur, nga Elvis Roshi te Arben Ndoka dhe Valdrin Pjetri. E sigurt që do të dështojë edhe me Jorgo Kajmakun.

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas