fbpx

Aktualitet

Kajmaku në arrati, policia nis hetimet për pasurinë e tij





               Publikuar në : 13:40 - 20/11/19 |
mapo.al

Ish-Kryetari i Bashkisë së Vorës është në arrati që prej dy javësh kur doli urdhër-arresti ndaj tij. Në media kanë dalë informacione se kanë dështuar disa operacione policore për arrestimin e Agim Kajmakut.


Sakaq, sot mësohet se policia dhe prokuroria kanë nisur një hetim pasuror për Kajmakun. Hetuesit kanë kërkuar informacion nga bankat për llogaritë bankare si dhe po mblidhen informacione për pronat e ish-kryebashkiakut.



Kujtojmë se urdhri i prokurorit Kol Hysenaj për të arrestuar Kajmakun doli pasi ky i fundit  shkarkoi 2 nënkryetarët e bashkisë së Vorës.


Vetë Kajmaku ra në rrjetën e ligjit të Dekriminalizimit pas akuzave publike dhe të vazhdueshme të Partisë Demokratike. Pasi KQZ-ja mori vendimin për ta shkarkuar, Kajmaku u hakmor ndaj partisë që e kandidoi (PS) duke shkarkuar n/kryetarët. Aktualisht bashkia e Vorës është në ngërç të plotë, pasi nuk ka asnjë drejtues me të drejtë firme. /Mapo.al



Pas