Një shtetas polak është shoqëruar nga policia në Kakavijë, pasi ishte me identitet të rremë dhe po tentonte të kalonte nga Kakavija drejt Greqisë, për të cilin dyshohet se është i përfshirë në një vrasje në Athinë.
Policia Shtetit menjëherë ka nisur punën për të zbardhur veprimtarinë e të ndaluarit në pikën kufitare.
Shtetasi i huaj, i cili dyshohet të jetë polak po ikte nga Shqipëria në Greqi duke përdorur një pasaportë false, por është pikasur nga autoritetet doganore.
Sipas të dhënave të para thuhet se i ndaluari është një vrasës me pagesë dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol.