Aktualitet

Kakavijë – Francezi tenton të hyjë në Shqipëri me 30 mijë euro, i sekuestrohen














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:25 - 07/08/21 |
mapo.al

KAKAVIJËVijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.






Sekuestrohen 30000 euro, procedohet penalisht një shtetas i huaj.


Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në kontroll më të detajuar automjetin tip “Mercedez ML”, me drejtues shtetasin francez R. M., 62 vjeç, banues në Lion, Francë.







Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën në bagazhin e mjetit, në një zarf letre 30 000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.



Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Lexo edhe :  Policia arreston italianin në Kakavijë, tentoi të shesë makinën e dikujt tjetër


Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, shtetasi francez R. M. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas