Sport

Kalju “fik” Shkëndijën, kuqezinjtë eliminohen nga Champions






               Publikuar në : 22:47 - 16/07/19 |
mapo.al

Kalju është tepër e fortë për Shkëndijën e Tetovës. Kampionët e Estonisë u treguan dinak ndaj skuadrës shqiptare të Maqedonisë së Veriut, duke i mposhtur 2-1 në “Filipi II” dhe për të kaluar në raundin tjetër, atë të dytë të UEFA Champions League.


Edhe pse kishin fituar takimin e parë me rezultatin 1-0, Shkëndija nuk arriti të bëj të tjera “shkëndija” në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, duke u eliminuar.

Gjithsesi, kuqezinjtë e Qatip Osmanit nuk eliminohen zyrtarisht nga Kupat e Europës, pasi tashmë do të garojnë në raundin e dytë kualifikues të UEFA Europa League.


Etiketa: , ,

Pas