Aktualitet

Kallashnikovë, anti-tanke e snajpera, burg për 9 persona të bandës së armëve në Tiranë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:23 - 04/04/21 |
mapo.al

9 persona të arrestuar për armëmbajtje dhe municione pak ditë më parë në Tiranë do të dënohen me burg, e tillë është masa e marrë nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.






Mësohet se GJKKO ka lënë në burg të arrestuarit Flor Abazi, Paris (Bledar) Prenga, Blendi Deda, Petrit Shera, Algert Hysa, Bujar Jaupi, Festim Mustafa, Arben Sufa dhe Klodian Kulla.


Ky grup kriminal u godit pak ditë më parë, pas një operacioni nga Policia e Tiranës, FNSH dhe Forcat RENEA, ku u zbuluan e shkatërruan 18 baza që shërbenin për modifikimin, magazinimin dhe shitjen e armëve luftarake.







Gjatë aksionit, u sekuestruan arsenal armësh luftarake të llojeve të ndryshme, snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë, radio policie e ushtrie, optikë termikë për snajper, pjesë të ndryshme për modifikimin e armëve luftarake e sasi municionesh luftarake, 7 automjete, 2 prej tyre të blinduara.

Lexo edhe :  Sherr me thika mes 16-vjeçarëve në Tiranë, njëri përfundon në spital 


1




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas