Aktualitet

Kallëzimi i Gjonajt, Meta: ‘Perla’ që bëri ishte çmenduri, nxorën një alibi, por u zbuluan








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:24 - 24/02/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta u shpreh sonte në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ se me veprimet që ka bërë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe kupola e këtij dikasteri, që i kallëzoi kanë shkatërruar besimin te reforma në drejtësi. Meta e akuzon ministren e Drejtësisë dhe nëpunësit në varësi të saj se botuan në Fletoren Zyrtare duke shkelur ligjin renditjen dhe pikëzimin e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, që në fakt duhet të botohej vetëm në faqen e Gjykatës së Lartë.


Të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar se në këtë vend kemi ende popullin shqiptar aq sa ka mbetur edhe pse i tretur nga shpopullimi edhe disa puçistë që kanë realizuar një grusht shteti, në mënyrë që anëtarët e Kushtetueses të jenë në standardet e Dvoranit, Artave dhe Etildave dhe atyre që për besnikëri të verbër apo pengmarrje të organizatës që po drejton Shqipërinë të shkelin ligjin, të falsifikojnë dokumentet në mënyrë të strukturuar dhe kriminale sikur u demonstrua qartë me provat e fundit, jo vetëm nga letërkëmbimi i kryetarit të KED-së dhe kryetarit të Kuvendit por ajo që ishte më e rëndë të fakteve të funksionimit të ministrisë së Drejtësisë.


Këta kanë falsifikuar. Kushtetuta dhe ligji janë shumë të qartë, dhe drejtuesit e ministrisë së Drejtësisë janë garantë edhe për institucionet e tjera, të Ministrisë së Bujqësisë, pasi më parë kalon te Ministria e Drejtësisë nëse është në përputhje me ligjin. Këta kanë botuar në mënyrë të paligjshme një vendim të një institucioni tjetër, të pavarur si KED, i cili e kishte botuar atje ku ia kishte caktuar ligji në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë.



Duke bërë një botim të karakterit propagantistik, pa ia kërkuar askush. Ata nuk kanë bërë kërkesë zyrtare as nga vetë Dvorani, as nga Kuvendi, por pasi e kanë dërguar me një numër tjetër protokolli të më passhëm kanë marrë një letër nga sekretari i Kuvendit për ta përdorur ai alibi nëse do të zbulohej sikur është zbuluar.  Menduam ta denoncojmë ne, pasi jo vetëm thirrën kot komisionin e Venecias, por një ditë para se komisionit të vinte e miratuan ligjin e betimit te Lana për të kapur institucionin e Presidentit.


Kjo përbën një ekzekutim të Kushtetutës së Shqipërisë. E bëjnë për të shuar cdo mundësi për ndryshime demokratike në vendin tonë. Kjo që kanë bërë ata është njëlloj si të regjistroj unë në hipotekë pronën tënde si pronën time dhe pasojat janë shumë të rënda. Kanë shkatërruar besimin te reforma në drejtësi. Kjo çmenduri është ‘perla’ më e madhe e zbatimit të reformës në drejtësi” tha ai.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas