Aktualitet

Kallëzimi i Isa Sakjes, Basha: Pas Kavajës, Rama do humbë Shqipërinë






               Publikuar në : 11:33 - 16/04/19 |
mapo.al

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar një ditë pas kallëzimit penal të IKMT për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja. Në një postim në rrjetet sociale, Basha shprehet se padia e ngritur është sulm politik nga kryeministri Edi Rama. Kryedemokrati nënvizon se as kallëzimet politike, as gazi lotsjellës, as propaganda nuk e ndihmojnë dot më Edi Ramën, i cili shtoi ai, pasi humbi Kavajën, do humbë edhe të gjithë Shqipërinë.


Postimi i Bashës

Kallëzimi penal kundër Kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, është sulm politik kundër kundërshtarit politik, i parathënë nga Edi Rama disa javë më parë. Ky sulm politik është i orkestruar nga një kryeministër hakmarrës, që nuk e pranon dot se qytetarët në Kavajë nuk drejtohen më nga një përdhunues dhe trafikant droge apo grabitës pronash në bregdet.

Kallëzimi politik penal kundër Isa Sakjas vjen nga i njëjti kryeministër i korruptuar dhe i lidhur me krimin që vazhdon të mbrojë Vangjush Dakon, i cili betonizoi Durrësin dhe plazhin e tij, duke u dhënë pasuri publike kriminelëve me të cilët bleu votat. Kallëzimi është urdhëruar nga kryeministri i Qazim Sejdinit, që komandon trafikun e drogës në Elbasan dhe e ka bërë qytetin plaçkë betoni të bandave. Sulmi politik ndaj kryebashkiakut të Kavajës vjen nga i njëjti kryeministër që, bashkë me shërbëtorin e tij, Erion Veliaj, kanë betonizuar Tiranën, duke e shndërruar në lavatriçen më të madhe të pastrimit të parave në Ballkan.

As kallëzimet politike, as gazi lotsjellës, as propaganda nuk e ndihmojnë dot më Edi Ramën. Kryeministri më i korruptuar sot në Europë e ka humbur Kavajën dhe, shumë shpejt, ka për të humbur gjithë Shqipërinë!

LEXO EDHE:

Kallëzimi i IKMT, Isa Sakja: Sulm politik nga Rama, nuk më tremb

https://gazetamapo.al/e-paralajmeroi-rama-ikmt-kallezon-kryebashkiakun-e-kavajes/


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas