Ish-kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit është kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për ish-kryetaren nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Miranda Rirën, e cila është kallëzuar në prokurori nga kreu aktual i kësaj bashkie, Nuri Belba.
Kryebashkiaku Belba, teksa ka dorëzuar kallëzimin penal për “shpërdorim detyre”, në dokumentin dorëzuar në organin e akuzës ka argumentuar edhe rastin për të cilin ka bërë padinë.
Miranda Rira akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me tenderin për fushën sportive të Përrenjasit.