Saturday, January 28, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Kalo: Mund të pohojmë se e kemi kaluar fazën më kritike të pandemisë

by mapo.al
06/06/2021
in Aktualitet, Kryesore
0

Mjeku infeksionist Tritan Kalo shprehet sot optimist për situatën epidemiologjike në vend. Në një postim në Facebook, mjeku sjell në vëmendje se pas 18 muajsh që nga deklarimi i rasteve të para në Wuhan, mund të pohojmë se e kemi kaluar fazën më kritike të kësaj pandemie.

Që këtej e tutje, shton Kalo, do të kemi mundësinë që të shtojmë përpjekjet e të rigjallërohemi sa më shpejt të jetë e mundur, në aspektin psikologjik, social dhe ekonomik të vendit.



Megjithatë, Tritan Kalo thekson se beteja nuk është përfunduar ende por rruga që mbetet për t’u përshkruar mund të cilësohet e shkurtër. Ai bën po ashtu thirrje për kujdes pasi vera shoqërohet me viroza dhe dhjetëra infeksione të natyrës virale.

“Konsumoni sa më higjenikisht shëndetshëm gjithçka që puna e palodhur e fermerëve tanë na ofron në tryezat tona,” këshillon Kalo.

POSTIMI

“Kohë kovidiane….7.06.2021….vetndërgjegjësimi i bashkëqytetarëve tanë, kuptimi dhe zbatimi aq sa ishte e mundur i triadës së masave dobiprurëse ndër shekuj në rast epidemish MHD (Maskë, Higjenë personale e kolektive, Distancim fizik), Puna, Përkushtimi dhe Profesionalizmi i Mantelbardhëve dhe i të gjithë stafit tjetër mjeksor në Shëndetësinë Publike dhe jo vetëm, puna vetmohuese e stafit të VAKSINATOREVE dhe përshpejtimi i proçesit të VAKSINIMIT të popullatës, përmirsimi progresiv përgjatë këtyre muajve i strukturave pritëse dhe ofruese të Përkujdesit mjekësor parësor, dytësor dhe terciar, Puna e madhe Edukuese dhe informuese e Arsimtareve tona, bëri që pas 18 muajsh të deklarimit të rasteve të para të të sëmurëve me Sars-Cov2/Covid-19 në Wuhan-in e largët e më pas përhapjen e kësaj “flame në mbarë botën”, ne krenarisht mundet të pohojmë se e “KEMI KALUAR FAZËN KRITIKE TË KËSAJ PANDEMIJE”, dhe do të kemi edhe më shumë mundësi tash e prapa të shtojmë përpjekjet, që të rigjallërohemi sa më shpejt të jetë e mundëshme në aspektin psikologjik, social dhe ekonomik të vendit…..

A E KEMI FITUAR PËRFUNDIMISHT KËTË BETEJË?….JO dhe KEMI ENDE UDHË për të bërë, POR tashmë një udhë mjaft më të shkurtër në kohë e më pak të mundimshme, si dhe më shumë pak pasoja se keto 18 muaj, që do të mbeten shumë-shumë gjatë të ngulitura në kujtesën tonë….PËRKUJDESJA ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë rreth nesh kudo dhe në çdo rrethanë, NUKU duhet nënvlerësuar sepse VERA bashkëshoqërohet me dhjetra e dhjetra infeksione të natyrës virale, bakteriale, parazitare dhe mykotike, të cilat mundet në çdo kohë të na e prishin konfortin e kënaqësinë e jetesës në muajt më të bukur të vitit, si dhe të konfondohen me format e ndryshme klinike të shfaqjes së infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….

Konsumoni sa më higjenikisht shëndetshëm gjithshka që puna e palodhur e fermerëve tanë na ofron në tryezat tona….Infeksionet gastro-intestinale, toksiko-infeksionet ushqimore, infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarjes, infeksionet e lëkurës, të syve, etj. janë jo pak shqetsuese në këtë stinë të vitit….VERË sa më të djelltë dhe sa më të ngrohtë shpirtërisht, ju uroj të gjithë kolegëve, miqve, të afërmve dhe bashkëkombasve të mi….

Muaj më të rëlaksuar për mjekët, infermjerët, sanitaret, imazheristët, farmacistët, administratoret, koordinatoret, barrelmbajtësit, shoferët, punonjësit e rendit e të gjithë ata/ato të vilët kontribuan dhe vijojnë të kontribuojnë në vijën e parë, në vijën e zjarrit të betejës me “armikun e padukshëm”…. Ishim, jemi dhe kurdoherë do të na keni të gatshëm si EKIP në Spitalin Covid-1/Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUNT, për të vijuar pjesën e mbetur të betejës me Infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19….

JU duam ndaj dhe JU kurdoherë ruani mirëbesimin dhe mirëkuptimin në Punën, Përkushtimin dhe Profesionalizmin tonë….Ndjej pezm për parashikimet e pabukta të disa GJILLOLLOGËVE, për mbylljen e kësaj pandemije në Qershorin apo Shtatorin e 2020, por ata “pako gjë kanë gabuar”…..Edhe njëherë të djelë sa më të djelltë!!!…. Together forever!!!”

Tags: faza kritikepandemiaTritan Kalo

JU SUGJEROJME

Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
Next Post
Shembi urën pasi kaloi me rimorkiatorin me skrep, “arrest shtëpie” për shoferin

Shembi urën pasi kaloi me rimorkiatorin me skrep, “arrest shtëpie” për shoferin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In