Saturday, January 28, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Kalo njofton daljen në pension: Mirënjohja po zbehet në shoqërinë demon-kratike

by mapo.al
13/06/2021
in Aktualitet, Kryesore, Sociale
0

Mjeku i njohur Tritan Kalo, i cili na ka shoqëruar me këshilla gjatë gjithë pandemisë, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar se është në prag të pensionit.

Kalo ka rrëfyer një pjesë të rrugëtimit të tij në sistemin shëndetësor ndërsa shpreson të mos ketë zhgënjyer askënd në aspektin profesional.



Mjeku i njohur thotë se edhe 35 ditë e ndajnë nga dalja zyrtare në pension, ndërsa nuk kursen as ironinë për sistemin demokratik, që sipas tij po i largohet mirënjohjes dhe po shkon drejt materiales.

“MIRËNJOHJA ishte, është dhe kurdoherë do të mbetet një shprehje e FISNIKËRISË, diçka që sapo vjen e zbehet në Shoqërinë tonë Demon-kratike pak të virtutëshme dhe tejet të materializuar…”

Postimi i mjekut:

Kohë kovidiane…..13.06.2021….Mbyllje sa më të djelltë të kësaj fundjave, si dhe ju uroj fillimin e një jave të re sa më të mbarë miq, të afërm, kolegë dhe bashkëkombas….Këto 18 muaj të Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19, kanë qenë dhe mbeten SFIDA më e madhe e jetës sime si në aspektin Profesional, po ashtu edhe në aspektin Social….Përgjatë këtij harku kohor jam përpjekur e po përpiqem për të dhënë më të mirën time të mundshme, si pjesë e një EKIPI profesionistësh Mantelbardhë dhe stafit tjetër të përkujdesjes mjeksore në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUNT-së/Covid-1…..

Shpresoj që të mos kem zhgënjyer askënd, që ka patur nevojë për DIJENITË dhe PËRKUJDESIN e Dr. Tritan Kalos, sidomos tanimë kur vetëm 35 ditë më ndajnë nga 18 Korriku 2021, pragmosha e nisjes zyrtare të rrugëtimit të PENSIONIT…. Ndërkohë jam ndier shumë i lumtur sepse në çdo kohë kam marë shumë e shumë vlerësime mirënjohjeje për Punën, Përkushtimin, Profesionalizmin dhe Përkujdesjen time, të cilat më bëjnë shumë-shumë krenar por njëkohësisht ato edhe më shtyjnë, që të vijoj dhe të ofroj për çdo dekikë të jetës sime edhe në të ardhmen, më të mirën time të mundëshme si mjek dhe si qënie shoqërore….MIRËNJOHJA ishte, është dhe kurdoherë do të mbetet një shprehje e FISNIKËRISË, diçka që sapo vjen e zbehet në Shoqërinë tonë Demon-kratike pak të virtutëshme dhe tejet të materializuar…..

Në këto vite mbi gjithshka UNË jam përpjekur e po përpiqem të mbetem VETËVETJA, ashtu sikundër e kam nisur edhe rrugëtimin tim në 2.07.1981 në shtigjet e vështira të Mjeksisë, duke i qëndruar shumë larg KONFORMIZMIT këtij elementi mjaft dobiprurës për të ngjitur shkallët e karierës socio-profesionale në 30 vitet Demon-kraci, POR njëkohësisht edhe mjaft zbehës e rrënues të Personalitetit socio-profesional për gjithësecilin nga ne…..JU kam dashur dhe JU vlersoj të gjithëve si vëllezërit e motrat e mija, sepse jemi të gjithë bijë e bija të Nënëlokes Shqipëri….Together forever!!!

Tags: Tritan Kalo

JU SUGJEROJME

Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
Next Post
Zarfet helmues, Vuçiç: Shpikje, mund të ketë pasoja katastrofike

Vuçiç mesazh Kurtit: Çdo bisedë është më mirë se një e shtënë, unë e dua paqen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In