Elon Musk është bërë njeriu më i pasur në botë, duke kaluar në këtë renditje themeluesin e Amazon, Jeff Bezos, me 3 miliardë dollarë më shumë pasuri.
Ndryshimi ka ndodhur pasi aksionet e kompanisë së Musk, Tesla, u rritën me 5% të enjten, duke e çuar pasurinë e tij totale në 190 miliardë dollarë.
Ndërsa aksionet e Amazon u rritën me vetëm 2% duke bërë që pasuria e Bezos të arrijë në 187 miliardë dollarë.
Indeksi i më të pasurve të botës i Bloomberg e pasqyron këtë ndryshim vetëm në fund të ditës, por e konfirmoi ndryshimin në renditje.
Në vend të tretë është Bill Gates, me një pasuri prej 132 miliardë dollarësh, sipas Bloomberg.
Sipas përllogaritjeve të Forbes, Musk dhe Bezos janë 18 miliardë dollarë larg njëri-tjetri.
1
Etiketa: Elon Musk, Jeff Bezos, Në Bote, njeriu më i pasur