Aktualitet

Kalonin klandestinë në Portin e Durrësit, dy në pranga, procedohet një polic





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:00 - 17/12/19 |
mapo.al

Dy persona janë vendosur në pranga dhe një punonjës policie me detyrë kontrolli në Portin e Durrësit është proceduar në gjendje të lirë, pasi akuzohen se kanë kaluar nëpërmjet pikës së kalimit në port persona që kishin probleme në zonën Shengen. Sipas njoftimit të policisë, kalimi i kufirit mundësohej kundrejt pagesave të konsiderueshme që arrinin deri në 3 mijë euro.


Bëhet fjalë për:


B.D., 44 vjeç, lindur e banues në Durrës, me detyrë punonjës në Zonën e Terminalit, i një shoqërie të  kontraktuar nga Autoriteti Portual Durrës


T.D., 28 vjeç me banim në Durrës, me detyrë agjent doganor i një agjencie doganore private, në rolin e bashkëpunëtorit, i cili ndihmonte në gjetjen e klientëve për kalime të paligjshme


V.C., 32 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Durrës.

Arrestimi  i dy personave dhe procedimi i punonjësit të policisë erdhi pas një hetimi tre mujor, në kuadër të operacionit “Sekseri” nga SHÇBA, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Durrës. Në cilësinë e provës materiale, në momentin e arrestimit, B.D iu sekuestrua 1.300 euro, vlerë e përfituar nga kalimi i paligjshëm. Ndërsa T.D Iu kapën dhe sekuestruan 500 euro.

Për zbulimin e ngjarjes dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale, hetimet vazhdojnë.

 



Pas