Aktualitet

“Kam 11 muaj pa punë”, pas kritikave për koncertin në pandemi, reagon Fifi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:49 - 19/02/21 |
mapo.al

Ditë më parë, këngëtarja Fifi organizoi një koncert. Pas publikimit në rrjete sociale të pamjeve të koncertit të mbajtur në Ferizaj me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës, përpos ndjekësve që e komplimentuan për atmosferën e krijuar, të shumtë qenë njerëzit që kritikuan ashpër Fifin për “mungesën e përgjegjësisë”. Në një video në Instagram Stories, ajo u përgjigj:





“[Ju thoni se] ju nuk mendoni për familjen tuaj, ju nuk mendoni për rrethin tuaj, ju nuk mendoni për nënë e babë, nuk mendoni për të moshuarit në shtëpi, ju nuk mendoni për shoqërinë. Saktë. Ka mundësi se jemi egoistë dhe mendojmë vetëm për veten dhe si t’i bëjmë dy pare më shumë dhe nuk ka lidhje nëse shpërndahet virusi. Por besoni se nëse ne jemi egoistë, atëherë egoisti e do veten më shumë se të gjithë dhe e ruan veten dhe unë kisha qëndruar në shtëpi. Por të paktën një ditë, doja të ndihesha dhe unë si të gjithë njerëzit që jam duke jetuar dhe që një ditë gjithçka do të kthehet në normalitet.”


Fjalia e këngëtares është e paqartë, sepse që të kthehemi në normalitet, duhet që të mos grumbullohemi në ambiente të mbyllura. Në vijim ajo shton:




“Çdo ditë të Zotit, ju shoh juve që po komentoni këtu nëpër kafe, nëpër lokale. A nuk shpërndahet virusi ashtu? Ju që jetoni këtu, çdo ditë të Zotit pini kafe.”


Pjesërisht komenti i Fifit qëndron, mirëpo lejimi i kafeneve, bareve dhe lokaleve deri në një orar të caktuar lejohet me ligj, pra është vendim qeverie, ndërsa grumbullimet dhe festat jo. Ndryshe nga Fifi dhe kushdo tjetër i pranishëm në klubin e natës në Ferizaj, qytetarët që pinë kafe nuk thyejnë rregulloren anti-Covid, sepse nuk ka një rregull që e ndalon pirjen e kafesë.

Lexo edhe :  Fifi e thotë troç: Flori është pika ime e dobët

“A nuk e shpërndani ju virusin? Ah, jo! E shpërndan vetëm arti, muzika, teatri, mbledhjet për filma, nëse shkon për të bërë balet, nëse organizon një dasmë,” tha më tej, një fjali sërish e paqartë, përsa kohë ndjekësit nuk pretendojnë se muzika shpërndan virusin, por klubi i natës ku luhet muzikë po.

Gjatë deklaratës, Fifi shtoi se njerëzit duhet të bëhen më pozitivë, se ajo e di që “ka ndikuar shumë keq virusi nëpër tru”, por ata duhet të qetësohen dhe të shpërndajnë energji pozitive. Ndër të tjera, këngëtarja u ndal edhe te ndikimi i artistëve te pandemia.

“Kam 11 muaj pa punë. As shteti, as ju, askush nuk është interesuar se çfarë po bëjnë artistët. A u interesua ndonjë për gjendjen financiare të artistëve? A i ka ndihmuar njeri artistët për të bërë art? Jo. Kështu që zonja dhe zotërinj mos u prekni. Ok? Mendoni ju për veten dhe ishallah jua bën Zoti mbarë. Ama mos më prekni sepse jam 11 muaj pa punë. Unë dhe krejt artistët e tjerë. Faleminderit.”

Shqetësimi i Fifit është i drejtë, sepse artistët ishin një nga grupet më të prekura të pandemisë, por sidoqoftë kjo nuk besojmë se e justifikon mungesën e përgjegjësisë, të paktën për Fifin që ndryshe nga shumë artistë të tjerë, është angazhuar me diçka tjetër (puna në “Shiko kush luan”).

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas