Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu e ftuar mbrëmjen e sotme në Ora News ka komentuar situatën aktuale të sistemit shëndetësor në vend.
Ajo e ka cilësuar shërbimin shëndetësor si prioritet të qeverisë dhe kjo shihet nga investimet që po bëhen në të. Ndërkohë po i kushtohet rëndësi dhe ankesave të qytetarëve në mënyrë që të ketë ndryshime në sistemin shëndetësor.
Në 6 muaj pune, ministrja u shpreh se çdo ditë e kalon me merak për shërbimet që ofrojnë qendrat shëndetësore.
“Është një sfidë shumë e vështirë. Unë kam 6 muaj që nuk fle”, tha ajo.
Përgjigje për të cilën gazetarja Ilva Tare vendosi ta ironizoj.
“Kjo nuk është e shëndetëshme për ju dhe as për sistemin”, u shpreh Tare, raporton newsbomb.
“Nuk është se nuk fle, nuk bëj orët e gjumit, por e kam fjalën për merakun. Ekipi i shëndetësisë është ai që jep suksesin, ndaj fokusin e kemi tek ta”, tha Manastirliu.