Aktualitet

“Kam abortuar një fëmijë”, rrëfimi rrëqethës i Meghan Markle








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:43 - 25/11/20 |
mapo.al

Meghan Markle ka zbuluar së fundmi se ka ka kaluar një abort gjatë muajve të verës dhe përmes një rrëfimi për “The New York Times” ka treguar se si e ka përjetuar këtë ngjarje të hidhur. Dukesha e Sussex ka thënë se ajo e ka humbur fëmijën e saj pasi ndjeu një shtrëngim të fortë, duke i ndërruar pelenën djalit të saj, Archie, në muajin korrik.



“Pasi i ndërrova pelenën ndjeva një shtrëngim të fortë. Shkova në katin poshtë me Archie-n në krahë, duke kënduar një ninullë për të na qetësuar të dyve, por po e ndjeja se diçka nuk po shkonte mirë. E dija se ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, po humbisja të dytin”, ka rrëfyer Meghan në tregimin e saj prekës.”


“Orë më vonë, isha shtrirë në një krevat spitali, duke shtrënguar dorën e bashkëshortit tim. E ndjeja mpirjen e pëllëmbës së tij dhe e putha tek gishtërinjtë, që ishin të lagur nga lotët tanë. Duke parë muret e bardhë dhe të ftohtë po imagjinoja se si ne do të shëroheshim”, ka vijuar më tej Markle me rrëfimin e saj.




Ajo ka shtuar se gjatë kohës që ishte shtruar në spital e shikonte se Harry-t i ishte thyer zemra dhe aty e kuptoi se do mund ta kalonte këtë eksperiencë të trishtë vetëm duke e pyetur veten, “A je mirë?”.



“Të humbasësh një fëmijë do të thotë të mbartësh një hidhërim pothuajse të padurueshëm, të përjetuar nga shumë, por të folur nga pak njerëz”, është shprehur Meghan duke u bërë thirrje të gjithave që të marrin kohë për të pyetur njerëzit e afërt nëse janë mirë.


Kujtojmë se Markle dhe Princ Harry sollën në jetë fëmijën e tyre të parë, Archie, në 6 maj 2018-të.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas