Kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi sot një takim në sallën e hartave në Kryeministri me koordinatorë të bashkëqeverisjes.
Një grua që mori pjesë në takim u përlot para të pranishmëve dhe shkaku ka qenë zgjidhja e problemit që sipas zonjës në fjalë, kishte lidhje me mosdhënien e ndihmës sociale, për shkak të një problem me sigurimet shoqërore.
“S’ma jepnin KEMP-in për shkak të një problemi me sigurimet shoqërore. Kam prej dy vitesh e gjysmë që ju dëgjoj nga krevati, nuk më besohet që jam këtu sot, dhe jam shumë e lumtur.
Kur me mori dje zonja në telefon po dridhesha, se dhe unë kaq e re nuk doja të mbetesha invalide. Faleminderit shumë.”- tha gruaja mes lotëve.
BalkanWeb