Aktualitet

“Kam falimentuar” – Basha me biznesin e vogël: Duhet një qeveri që s’merret vetëm me Instagram








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:33 - 18/11/20 |
mapo.al

Kryedemokrati Lulzim Basha vijon pasqyrimin e ankesave të qytetarëve, rreth vështirësive që hasin dita ditës në menaxhimin e bizneseve të tyre të vogla, sidomos gjatë pandemisë Covid-19.



Ai ka postuar sot në “Facebook” një video ku shihet sipërmarrësi Gjok Bunaj, i cili e ka të pamundur t’i bëjë ballë faturave të shumta, në një kohë që nuk prodhon dot të ardhura. “Kam falimentuar”, thotë ai teksa thekson se i duhet të paguajë çdo ditë tatime.


Qytetarët shqiptarë, thotë Basha, kanë nevojë për një qeveri që nuk e kalon gjithë kohën me politikë, por duke i dhënë ndihmë financiare çdo familjeje. Një qeveri që nuk merret me Instagram-in gjithë ditën, por me mposhtjen e pandemisë.



Bashkëbisedimi i kryedemokratit Basha me qytetarin



Lulzim Basha: Gjok, mirë se të gjej!


Gjok Bunaj: Përshëndetje!

Lulzim Basha: Si je? Si je me shëndet?

Gjok Bunaj: Mirë!

Gjok Bunaj: Edhe këto janë një mal me lekë të gjitha, kam falimentuar! Letrat dhe tatimet vinë, përditë paguaj tatime.

Lulzim Basha: Paguan tatime megjithëse nuk ke xhiro, s’ke punë fare?!

Gjok Bunaj: Ku t’i paguaj tatimet, se unë s’kam lekë, se të kisha lekë do i paguaja.

Lulzim Basha: Sa vite ke që je në biznes?

Gjok Bunaj: 12 vite.

Lulzim Basha: Ke prodhuar kryesisht, çfarë lloj literature?

Gjok Bunaj: Literaturë juridike, këto. Vetëm për studentët!

Lulzim Basha: Për studentët? Vetëm për studentët?

Gjok Bunaj: Po! Tani asnjë gjë.

Lulzim Basha: Pse ka ndodhur kjo?

Gjok Bunaj: Po sepse në tetor ranë këto grevat e studentëve, ra tërmeti, pandemia…Nuk ka qarkullim.

Lulzim Basha: Po mirë, si vazhdojnë taksat kur ti s’ke aktivitet biznesi?

Gjok Bunaj: S’ka xhiro, s’ka! Xhiro zero!

Lulzim Basha: Fitim s’ke përderisa s’ke punë.

Gjok Bunaj: S’kam xhiro fare, jo fitim.

Lulzim Basha: Xhiroja zero.

Gjok Bunaj: Zero!

Lulzim Basha: Dhe prapë vazhdojnë taksat?!

Gjok Bunaj: Taksat vinë, se i kërkon ai. Taksat vijnë 3 muajshe që t’i paguaj taksat, siguracionet, të gjitha. Janë detyrim ligjor, thotë.

Lulzim Basha: Këta që kishe në fund fare, i çove të gjithë në shtëpi?

Gjok Bunaj: I ke në sistem, të gjithë të larguar.

Lulzim Basha: U bë 7 vite ky muhabet. 7 vite ekonomia nuk ka kreditim. Kreditimin më të ulët. Dolën shifrat e FMN-së, ka kreditimin më të ulët Shqipëria nga të gjitha vendet e Ballkanit. Ekonomia është në krizë. Kur ekonominë e ke në krizë, kur bizneset i ke në falimentim, pastaj sigurisht nuk jep ndihmë për njerëzit. Dhe i ka lënë dhe njerëzit në pikë të hallit.

Lexo edhe :  Përmbytjet - Rama i përgjigjet Metës: Sa herë sheh ujë, kërkon kamerdare

Gjok Bunaj: Në mëshirë të fatit.

Lulzim Basha: Pandemia ka bërë të vetën, kriza ekonomike ka bërë të vetën. Në vend që t’i marri lekët dhe të ndihmojë njerëzit, s’ju ka dhënë absolutisht as një të tretën e atyre që kanë marrë vendet e tjera të rajonit. S’po krahasohemi me vendet e Europës, jemi nën një përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto që ka shpërndarë lekë për njerëzit. Ka dhënë lekë shumë të tjerëve, miliona, njerëzve s’ju ka dhënë, biznesin se ka ndihmuar. Tani problemi është kur falimenton ti, falimentojnë praktikisht 7 familje.

Lulzim Basha: Kështu nuk vazhdohet më.

Gjok Bunaj: Jo!

Lulzim Basha: Duhet patjetër, duhet ndryshuar.

Gjok Bunaj: Këtu ka ngel t’i fusim shkrepësen e të biem rehat. Të paktën të nxjerrim tymin.

Lulzim Basha: Jo ne duhet të rrëzojmë këtë sistem të korruptuar. Ne duhet të ndryshojmë këtë sistem. Duhet ti kthejmë shpresën Shqipërisë. T’i japim një shpresë të re Shqipërisë. Dhe me gjithë energjitë tona të bëjmë të mundur atë që bën çdo vend tjetër i rajonit. Që paratë e shqiptarëve të shkojnë për të ndihmuar njerëzit, familjet në nevojë dhe biznesin. Të japin kredi me kushte të favorshme për biznesin që është në vështirësi dhe për shkak të pandemisë.

Gjok Bunaj: Të japi dhe bonus për të ngrit, për të rigjeneruar…

Lulzim Basha: T’i japë ndihmë financiare njerëzve se janë me qindra, mijëra. Vetëm ti ke hequr 7 kryefamiljarë nga puna, Çfarë zgjidhje kanë ata për fëmijët e tyre?

Gjok Bunaj: Shumëzoi me tre në familje!

Lulzim Basha: Këtë desha të them. Ç’zgjidhje kanë ata për familjen?

Gjok Bunaj: Asgjë, asgjë.

Lulzim Basha: Me çfarë i paguajnë ata shpenzimet?

Gjok Bunaj: Edhe specialistë, jo punëtorë kështu me krah. Specialistë!

Lulzim Basha: Të jemi të gjithë bashkë dhe ta mposhtim këtë të keqe. Dhe të ketë një qeveri që  të punojë për njerëzit. Të kemi një qeveri që të punojë për sipërmarrjen. Të punojmë për qytetarët që kanë nevojë për ndihmë, të ofrojnë ndihmë financiare për çdo familje shqiptare dhe të ndihmojnë biznesin për të dalë nga kjo krizë.

 

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas