Aktualitet

“Kam futur në dhe burra më të mirë, e jo më ty”, kërcënoi policët, lihet i lirë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:41 - 20/09/21 |
mapo.al

“Unë burra më të mirë i kam futur në dhe jo më ty. S’më njihke mirë ti mua”.






Me këto fjalë i drejtohet policëve, me një sjellje shumë të dhunshme, drejtonte makinën pasi kishte konsumuar alkool në masën 0.35 mg/l, dhe mjetin tip “Audi”, e kishte me xhama të riveshur por nga autoritetet thjesht procedohet në gjendje të lirë.


Përmes një njoftimi për mediat policia e Durrësit ka dhënë informacion në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një drejtues mjeti, i cili ka kundërshtuar dhe kërcënuar punonjësit e Policisë, gjatë kontrollit që ata i kanë ushtruar për xhamat e riveshur.







Policia thotë se nga kontrollet e kryera ka rezultuar se Alert Karamani drejtonte nën efektin e alkoolit, në masën 0.35 mg/l. Më pas ai i ka kërcënuar punonjësit e Policisë, duke mos lënë gjë pa thënë.

Lexo edhe :  Policia e Durrësit në aksion, sekuestron kokainë, pushkë sportive e fishekë


“Në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale, shtetasi A. K., 25 vjeç, banues në lagjen nr.14, Durrës, është proceduar penalisht për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”. Gjithashtu, këtij shtetasi i është pezulluar përfundimisht leja e drejtimit, pasi e ka në mënyrë të përsëritur këtë shkelje (drejtim mjeti nën efektin e alkoolit).



DVP Durrës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm”, thotë policia e Durrësit.

79


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas